Holanda i hap rrugën eutanazisë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme

Holanda ka vendosur të bëjë të ligjshme eutanazinë për fëmijët që janë shumë të sëmurë, të cilët nuk kanë mundësi trajtimi.

Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers u tha parlamentarëve se donte të rishikonte protokollin, i vlefshëm deri tani vetëm për të sapolindurit, për të mbuluar edhe fëmijët e moshës nën 12 vjeç të cilët vuajnë në mënyrë të padurueshme dhe për të cilët opsionet e kujdesit paliativ nuk janë të mjaftueshme.

“Jam i kënaqur që, pas konsultimeve intensive me të gjitha palët e përfshira, kemi arritur një zgjidhje që do t’i ndihmojë këta fëmijë të sëmurë, prindërit e tyre dhe gjithashtu mjekët. Eutanazia do të jetë e mundur vetëm kur është e vetmja mundësi për t’i dhënë fund vuajtjeve të një fëmije. Po flasim për fëmijë që janë aq të sëmurë sa vdekja është e pashmangshme dhe ata pritet të vdesin së shpejti”, deklaroi Kuipers./A2CNN/

Read Previous

Vendi që ka kryer 582 ekzekutime me varje brenda një viti

Read Next

Epoka e re e Gjermanisë, me apo pa Kinën?