• 6 July, 2022

Hipohidroza ose mungesa e djersës, shkaqet dhe simptomat

Disa njerëz vuajnë nga një gjendje e rrallë shëndetsore quajtur hipohidrozë, që i pengon ata të djersisin.

Edhe pse kjo mund të duket si një bekim për disa, mund të jetë e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Djersitja është e rëndësishme. Kjo është mënyra se si trupi juaj ftohet kur mbinxehet dhe arrin një temperaturë të qëndrueshme.

Kjo gjendje shpesh prek disa zona të vogla të trupit dhe mund të mos jetë as e dukshme, por ajo është më e rëndë kur prek të gjithë trupin tuaj.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me shkaktarët dhe simptomat e saj.

Shkaqet

Sëmundjet e lëkurës si psoriaza, që bllokojnë kanalet e djersës, janë shkaku më i zakonshëm i mungesës së djersitjes.

Faktorë të tjerë mund të jenë:

Lëndimet e lëkurës nga djegiet ose terapia me rrezatim

Dëmtimi i gjëndrave të djersës nga operacioni ose lëndime të ndryshme

Disa sëmundje gjenetike dhe autoimune

Sëmundja e Parkinsonit, goditja në tru dhe sëmundje të tjera që prekin sistemin nervor qendror

Dehidratimi

Gjithashtu disa medikamente që mund të shkaktojnë anhidrozë përfshijnë opioidet, ilaçet e depresionit, antihistaminikët etj.

Ekspertët shprehen se ata nuk e dinë me saktësi se sa e zakonshme kjo është sepse shumë raste janë të lehta dhe nuk raportohen.

Simptomat

Nëse nuk djersitni, ka të ngjarë të jetë më e dukshme në mot të nxehtë, ndërsa jeni duke u ushtruar ose në rastet kur supozohet se duhet të djersini.

Është gjithashtu e mundur që të keni hipohidrozë vetëm në një pjesë të trupit, si për shembull në fytyrë.

Disa simptomoa të tjera mund të jenë:

Ndjesia e skuqjes, nxehtësisë dhe e marramendjes

Ngërçe ose dobësi të muskujve

Shenja të drobitjes nga nxehtësia, si të përziera dhe puls të shpejtë

Trajtimi

Hipohidroza që prek vetëm pjesë të vogla të trupit tuaj mund të mos ketë nevojë për trajtim.

Por nëse ajo është e përgjithësuar shpesh trajtimi varet nga çfarë e shkakton, në mënyrë që të përcaktohet edhe trajtimi.

Nëse shkaktohet nga një mjekim, mjeku juaj ka të ngjarë të ndryshojë dozën ose mjekimin tërësisht.

Nëse ka të bëjë me një sëmundje të pakontrolluar si diabeti, mjeku mund të sugjerojë një dietë më të rreptë ose medikamente shtesë.

Nëse është e lidhur me sëmundjen e tiroides, medikamentet mund të ndihmojnë.

Nëse nuk gjendet ndonjë shkak dhe keni një rast të lehtë, mjeku juaj mund të sugjerojë të shmangni aktivitetet që ju rrezikojnë, të tilla si:

  • Të shmangni ambientet e nxehta dhe të qëndroni brenda në ditët e nxehta
  • Vishni rroba të gjera dhe një kapelë
  • Mbani një sprucues me ujë për të freskuar veten gjatë ditëve të nxehta
  • Qëndroni të hidratuar

Edhe pse për shumicën kjo nuk është diçka shqetësuese, kur ajo fillon të ndikojë në aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën, nevojitet padyshim trajtimi i duhur./AgroWeb.org

Read Previous

Në mbarë botën ka mbi 1200 lloje qershish

Read Next

Moti në Gjakovë