Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Zëvendësministrin, Blerim Sallahu, takuan Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi, Zëvendësuesin e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së, Besar Gashi dhe zyrtarët e kësaj njësie.
Gjatë takimit, u diskutua mbi gjendjen e sigurisë së institucioneve korrektuese, parandalimin e kontrabandës, luftimin e dukurive negative dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, thuhet në komunikatë.
Ministrja Haxhiu, vlerësoi lart punën e NJIK-ut në përgjithësi, veçanërisht atë në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive negative në institucione korrektuese, ndërsa kërkoi rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie në atë mënyrë që të krijohet rend, qetësi dhe siguri brenda institucioneve korrektuese.
“Haxhiu ofroi mbështetje të plotë, ndërsa kërkoi nga zyrtarët e NJIK-ut që të punohet me nderë dhe profesionalizëm, sepse Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e kontrabandës dhe dukurive negative, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që institucionet korrektuese të cenohen nga dukuritë dhe veprimet të tilla”.
/KlanKosova/