Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është takuar me Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
Haxhiu tha se në këtë takim është diskutuar për funksionimin e Gjykatës Special dhe për një vizitë të Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht të personave të cilët janë në paraburgim.
Ministrja Albulena Haxhiu njoftoi se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaji.
“Asnjëherë, asnjë Ministër i Drejtësisë, nuk ka pasur as interesin më të vogël në raport me personat që janë në paraburgim, ne kemi menduar se është obligim i joni institucional që ta bëjmë një vizitë të tillë në raport me kërkesat që kanë, në raport me të drejtat e tyre, prandaj një vizitë e tillë do të bëhet në fund të këtij muaji, në fund të muajit shtator”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu tregoi se kush do të marrë pjesë në këtë vizitë.
Për shkak të rrethanave që mua ma pamundësojnë të jem atje, për shkak të vajzës, në këtë takim do të shkoi zëvëndësministri z.Blerim Sallahu dhe shefi i kabinetit”, tha Haxhiu.