Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai këtë mëngjes është takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Jam i lutmtur që kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm – siç është vendimi për lëvizjen e lirë”, tha Hasani në nisje të fjalës së tij.
Ai tutje ka thënë se “rajoni është duke kaluar një moment delikat, ku siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara më kurrë”.
Tutje Hasani e ka dënuar sulmin e Banjskës, duke thënë se “ky ishte ishte një akt kriminal, kundër pavarësisë dhe ingetritetë të Kosovës”.
“Sulmi ishte një kërcënim për Kosovën dhe rajonin. Autorët dhe organizatorët duhet të dalin para drejtësisë sa më parë”, tha Hasani, shkruan Gazeta Sinjali.
Hasani më vonë gjatë ditës do të takohet edhe me presideten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Pas Kosovës, Hasani do të jetë edhe në vendet tjera të rajonit.
/GazetaSinjali/