Haradinaj: Sulmi terrorist i së dielës i sponsorizuar nga Serbia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha para deputetëve të Kuvendit se ajo çfarë ka ndodhur të dielën është sulm terrorist, nga një formacion terrorist i sponsorizuar nga Serbia dhe kjo sipas tij është e qartë.

Ai tha se ky sulm terrorist e mori përgjigjen më të mirë që do mund të merrte.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës në koordinim me aleatët ndërkombëtarë i mposhtën me turp…”, tha ai.

Kreu i AAK-së tha se mbështesin rezolutën për të dënuar sulmin në veri, ndërkaq sipas tij, kjo rezolutë duhet të përfshijë edhe kërkesën për hetim ndërkombëtarë.

Megjithatë, Haradinaj pati kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për qasjen në dialog etj. /Telegrafi/

Read Previous

Abdixhiku për sulmin në veri: Qëllim ishte nxitja e përplasjes së Policisë me civilët

Read Next

Kurti kërkon ekstradimin e sulmuesve që kanë ikur në Serbi