Haradinaj kërkon sqarim nga Qeveria për aksionet e sotme në veri

Ramush Haradinaj, ka reaguar për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, pas aksionit të policisë, për kontrabandë me mallra në disa lokacione.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar. Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.

Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale. Në mbështetje të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Read Previous

Salla e sportit “Shani Nushi” ende pa ngrohje

Read Next

Nuk do të ketë ndryshim të masave derisa vazhdon të ketë raste të reja me COVID-19