Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Sot është bërë hapja e seminarit të 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Në këtë ngjarje ishte paraparë të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti; mirëpo meqenëse ai nuk ma mundur të paraqitet në këtë seminar që është mbajtur në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë, fjalimin e tij e ka lexuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Sa më mirë që e njohim gjuhën, aq më mirë i zotërojmë mendimet tona. Prandaj gjuhë është pavarësi politike dhe individuale. Atë duhet ta mbrojmë për hatër të të gjitha disiplinave”.

“Gjuha është forma e kombit që e marrin kudo me vete. Ndjenjën e lartë të përgjegjësisë duhet ta kemi të gjithë”.

“Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi pagatitur tashmë tekstin e nivelit të parë. Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptarë dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë që do të shpërndahet në shtator ashtu si abetarja e përbashkët”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka thënë se gjuha shqipe është e veçantë dhe një ndër gjuhët e rralla indo-evropiane. /Klankosova.tv/

Read Previous

Sa do të rriten pagat vitin e ardhshëm në Zvicër?

Read Next

Caktohet çmimi për të cilin Glazers janë të gatshëm ta shesin Manchester United