Hapet aneksi i ri i IP “Ganimete Tërbeshi”

Sot është hapur aneksi i ri në institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Orize. Rreth 60 fëmijë për herë të parë u bënë pjesë e këtij institucioni duke filluar nga sot për të vazhduar argëtimin e tyre në secilën pjesë të ditës.

I pranishëm në hapjen zyrtare ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili falenderoi edukatoret për punën që po bëjnë duke shtua që ky institucion do të zgjerohet në vazhdimësi.

Hapja e këtij objekti gjithashtu ka rritur edhe stafin e edukatoreve të cilat sot për herë të parë kanë filluar punën. E fëmijët sot edhe pse në objektin e ri, e kishin të vështirë sistemimin dhe adaptimin në këto ambiente të bukura, por që kjo tejkalohet me kohë, kështu tha edukatoria Xheraldina.

Institucioni prashkollor “Ganimete Tërbeshi” së shpejti do të rrisë kapacitetet e fëmijëve dhe të edukatoreve edhe në dy objektet e tjera të cilat janë shumë afër finalizimit tha ndër të tjera kryetari Gjini.

Read Previous

Ramiz Kukaj për herë të dytë organizon gala mbrëmje në mbështetje të shoqatës “Thirrjet e Nënave”

Read Next

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin për rastet e reja me Covid-19