Hakohet llogaria e deputetit Jahja Kokaj, disa persona kërkojnë para nga ai

Në qytetin e Gjakovës një mashkull kosovar është ankuar, se i është hakuar llogaria e tij private në rrjetin social Facebook. Në media bëhet e ditur se viktima është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Koka.

Deputetit të kësaj partie, ata të cilët ia morën llogarinë, i kanë kërkuar edhe para.

Në lidhje me këtë rast deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme.

“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të pa njohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”./Reporteri/

Read Previous

Për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro!

Read Next

13 vjet nga vdekja e Michael Jackson, ikonës së muzikës pop