Hakan Sukur, legjenda e Turqisë që shënoi golin më të shpejtë në histori të Kampionatit Botëror

Ai ishte sportisti më i nderuar i Turqisë, i njohur për shkëlqimin e tij në fushën e futbollit për Galatasarayn dhe ekipin kombëtar.

Sulmuesi legjendar mban gjithashtu rekordin e golit më të shpejtë në një finale në Kampionatin Botëror.

Por tani, nëse Hakan Sukur, tani 51 vjeçar, shkel në vendin e tij, ka të ngjarë që ai të përballet me dënimin me vdekje ose me burgim të përjetshëm, kjo është arsyeja pse ai jeton në ShBA.

Ai jeton në Kaliforni, në zonën e pasur të Palo Alto në Silicon Valley, në periferi të San Franciskos.

Por, Hakan nuk është programues dhe nuk punon për një kompani aplikacionesh të teknologjisë së lartë. Në vend të kësaj, ai është një shofer taksie dhe më parë menaxhonte një kafene.

Kur jemi tek Kampionati Botëror, Sukur vazhdon të kujtohet për golin e tij më të shpejtë në këtë kompeticion, pasi kishte realizuar për vetëm 11 sekonda.

Ishte Botërori i vitit 2022, kur Turqia po përballje me Korenë e Jugut, ndërsa organizatorë ishin Korea dhe Japonia.

Sukur arriti t’i trondiste koreanët, pasi qysh në sekondën e 11-të të nisjes së takimit, ai shënoi gol dhe ende mbetet si më i shpejti në histori.

/Telegrafi/

Read Previous

Irani i kërkon FIFA-s ta përjashtojë ShBA-në nga Kampionati Botëror për shkak të postimit në Twitter

Read Next

Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim