Gruda: Kuvendi i Kosovës mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të qëndrojë pa vepruar lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Gruda, këto komente i bëri në Komisionin për Legjislacion, duke theksuar se nuk dëshiron të bëjë debat politik për këtë çështje.

“Ne nuk mund të lejojmë që tre apo katër gjyqtarë atje në Hagë të na e përlyejnë historinë kështu, dhe ne si ligjvënës të mos marrim asnjë akt”, tha Gruda.

Ai u shpreh se ata që thonë se Kuvendi i Kosovës nuk mund të bëjë asgjë lidhur me Specialen, sipas tij, po i ikin përgjegjësisë.

“Kushdo që thotë se Kuvendi i Kosovës s’mund të bëjë kurrgjë, vetëm po i ik përgjegjësisë. Kuvendi i Kosovës është organi që e ka themeluar Gjykatën Speciale. Kuvendi i Kosovës mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale, t’ia ndryshojë juridiksionin ashtu siç po themi ne”, deklaroi Gruda. /Klankosova.tv/

Read Previous

Ministri belg paralajmëron Evropën: “Gjithçka duhet të ecë më shpejt” në fushën e mbrojtjes

Read Next

Kryeministri britanik s’e përjashton rikthimin në Bashkimin Evropian