Gripi sezonal, mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmën mjekësore

Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor tek qendra kryesore e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Një virozë sezonale, është bërë shkas që qindra persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmën mjekësore.

“Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita, tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, Bujar Gashi-Drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.

Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv./dukagjini/

Read Previous

​Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Read Next

Brenda pak ditësh dy ndërkombëtarë për herë të parë vizitojnë Kosovën