Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Listës së ambienteve të bukura për festat e fundvitit ju ka shtuar edhe një emër. Në lagjen Dardani, në një hapësirë rreth 100 metra katror e rregulluar deri në finesë ku modernja dhe klasikja vijnë të ndërthurura së bashku nga mbrëmë Grand Antika -2 do ti ofrojë vizitorëve komoditet me kombinime të zgjedhura të cilat përpos rehatisë dhe qetësisë, natyrshëm të ofrojnë edhe satisfaksion në disa aspekte.
Mysafirët tashmë kishin zënë vendet e tyre për të shijuar nga afër pijatat e servuara nga një listë e gjërë ushqimesh cilësore. Kapacitetet aktuale të këtij vendi kreativ janë rreth 100 persona, ndërkaq menaxherët e këtushëm shprehen se do të jenë të dispozicion të të gjithë atyre të cilët duan të kalojnë momente të bukura në sallë dasmash, restorant familjar apo edhe qëndrim në hotel.