Nëse tregjet kolapsojnë, Norvegjia mund të humb 2 trilionë dollarë të fondit sovran
Gjiganti amerikan i teknologjisë Google hapi sot në Tokio dyqanin e tij të parë zyrtar me pakicë jashtë SHBA-së, duke kërkuar të përfitojë nga kërkesa në rritje për telefonat inteligjentë Pixel në Japoni, transmeton Anadolu.
Dyqani trekatësh i Google Omotesando, i vendosur në Tokyu Plaza, ofron telefona inteligjentë Pixel, pajisje Nest dhe mallra ekskluzive, raportoi “Kyodo News”.
“Japonia është një treg shumë kritik për portofolin e Google Pixel, ku ne po shohim rritje të shpejtë dhe entuziaste të përdoruesve”, tha Mauria Finley, nënkryetare e Google Store, në aktivitetin e hapjes.
Vizitorët mund të përjetojnë teknologjitë më të fundit të inteligjencës artificiale të Google në katin e dytë të dyqanit ndërsa bodrumi ofron shërbime riparimi dhe mbështetjeje për klientët për telefonat inteligjentë dhe produkte të tjera.
Klientët mund të blejnë pajisje dhe mallra në katin e parë, të marrin produktet e porositura në internet dhe të marrin pjesë në aktivitetet e mbajtura në dyqan.
Google, një degë e Alphabet Inc., aktualisht operon 10 dyqane zyrtare me pakicë në SHBA, përfshirë vendndodhje në Kaliforni dhe New York. /Anadolu Agency/