Goditet rrjeti që furnizonte me kokainë BE-në/ Balla: Bashkëpunim i fortë me EUROPOL dhe INTERPOL

Taulant Balla, ministër i Brendshëm, ka reaguar në lidhje me një operacion të përbashkët me autoritetet spanjolle që çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt Bashkimit Evropian.

Balla është shprehur se bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor – EUROPOL dhe INTERPOL – është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere.

“Sapo kam marrë përgëzimet për kontributin e Policisë së Shtetit dhe të SPAK, në realizimin me sukses te operacionit La Pampa, nën koordinimin e EUROPOL dhe zbatimin nga Policia Kombëtare spanjolle, i cili çoi në goditjen një rrjeti të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së”, ka bërë me dije ai.

Sipas Ballës, ky operacion ndërkombëtar shënoi 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, ka shtuar ai. /Albanianpost.com

Read Previous

​MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi, autorët i kërkojnë të kenë shuma materiale

Read Next

Biden e uron Osmanin për pavarësi: ShBA e Kosova ndajnë partneritet të qëndrueshëm