Gjykata Supreme liron nga paraburgimi tri infermieret që u përfshinë në sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret u përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Telegrafi merr vesh se tri infermierët e përfshira në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Incidenti për të moshuarën u bë i njohur pas publikimit të një videoje.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Edhe Oda e Infermierëve të Kosovës të njëjtave ua ka tërhequr licencën. Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Botërori, ndeshjet e dyta nisin me sfidën Uells – Iran

Read Next

​Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas