Gjykata Speciale rifillon punën pas pushimeve verore

Gjykata Speciale sot është rikthyer në punë pas pushimeve verore.

Nesër (e martë) në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen.

Në këtë rast në shtator mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.

Pushimi veror në DHSK filloi, më 28 korrik, dhe përfundoi më 15 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum.

Megjithatë, gjykata mbeti plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit ka qenë mundur të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhduan të jenë në fuqi. /RTKlive

Read Previous

Barazimi ndaj Crystal Palace, Maresca: Kemi patur një periudhë shumë të kufizuar për t’u përgatitur

Read Next

AKB: Ndërprerja e rrymës godet mbi 200 biznese, dëmet shumëmilionëshe