Gjermania ndan rrugët me Rusinë për bashkëpunim në hapësirë, fik satelitin për gjurmimin e vrimave të zeza në satelitin rus

Një teleskop hapësinor i ndërtuar nga Gjermania që bën hartën më të madhe ndonjëherë të vrimave të zeza në univers është fikur, pasi Gjermania ndërpreu të gjithë bashkëpunimin shkencor me Rusinë në shenjë proteste për pushtimin e Ukrainës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, teleskopi që gjurmon vrimat e zeza, i quajtur eROSITA, u lansua në vitin 2019 nga porti i hapësirës Baikonur në Kazakistan në bordin e satelitit “Spectrum-Roentgen-Gamma” të ndërtuar nga Rusia. Misioni u financua bashkërisht nga Qendra Gjermane e Hapësirës Ajrore (DLR) dhe agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Të mërkurën, një zëdhënës i Institutit gjerman, Max Planck për Fizikën Jashtëtokësore, që ndërtoi dhe operon Erosita-n, tha për Space.com në një e-mail se teleskopi ishte “vendosur në modalitetin e sigurt gjatë kontaktit me tokën të shtunën, 26 shkurt”.

Masa vjen pasi Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit të Gjermanisë njoftoi më 25 shkurt se i gjithë bashkëpunimi ekzistues, afatgjatë në shkencë dhe kërkime me Rusinë do të ndërpritet menjëherë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Google pezullon të gjitha reklamat në Rusi

Read Next

Anëtarë të Kongresit bëjnë thirrje për rritjen e angazhimit amerikan në Ballkan, përmendin dialogun Kosovë-Serbi