Gjakovë – Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

• Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka mbizotëruar mot kryesisht i vranët e me reshje shiu me temperaturat e ajrit që kanë lëvizur nga -3 e deri në 4 gradë celcius.

• Ditën e nesërme pritet që të mbajë mot i vranët me temperatura që do të variojnë nga -6 e deri në -1 gradë celcius.

• -7 e deri në 0 gradë celcius, do të jenë temperaturat gjatë ditës së mërkurë, ditë kjo që do të karakterizohet nga moti i vranët e me diell.

• Moti i vranët e me diell do ta përcjellë edhe ditën e enjte, me temperatura që do të lëvizin nga -8 e deri në 2 gradë celcius.

• Dita e premte pritet të karakterizohet nga moti i vranët e me diell ku temperatura më e lartë e kësaj dite do të arrijë deri në -1 gradë celcius.

• 4 gradë do të jetë temperatura më e lartë e ditës së shtunë ditë kjo që pritet të shoqërohet nga moti i vranët e me diell.

• Moti i vranët e kohë pas kohe me borë parashihet ta karakterizojë ditën e dielë ndërsa temperaturat e kësaj ditë do lëvizin nga -8 deri në 2 gradë Celsius.

Read Previous

Sistemi VAR nuk do të përdoret në gjysmëfinalet e Carabao Cup

Read Next

IKShPK-ja jep rekomandime për qytetarët: Reduktoni daljet në ajër të ndotur