Gërvalla takon sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtet

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një takim bilateral me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet në Sekretariatin e Shtetit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Imzot Paul Richard Gallagher.

Sipas njoftimit nga MPJD, përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët ishin temat kyçe të takimit mes Ministres Gërvalla dhe Sekretarit, Imzot Gallagher.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla e njoftoi sekretarin Gallahgher rreth progresit të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, zhvillimin ekonomik, situatën në Ballkanin Perëndimor si dhe proceset integruese nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. /RTK/

Read Previous

SHBA: Prioriteti mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Read Next

Nora Gjakova ‘demolon’ kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakut