Gërvalla: Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, perceptimi i qytetarëve ka ndryshuar

Sipas ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator kanë ndryshuar përshtypjet e njerëzve.

Ajo në Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se është e vetëdijshme për problemet e tjera të shumta që presin zgjidhje nga institucionet.

“Pa dashur të jem naive dhe të neglizhojë problemet e shumta që kemi, por ka një ndryshim edhe në perceptimin e qytetarëve dhe transmetimin e përshtypjeve të tyre sidomos pas 24 shtatorit”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja në fjalimin e saj ka ndarë edhe një përvojë nga takimet me përfaqësues të shteteve të tjera që kanë qenë për vizitë në Kosovë.

“Shtrirja e sovranitetit në të gjithë Republikën e Kosovës është natyrisht e lidhur me forcimin e shtetit ligjor. Mirëpo, dua të ndaj me ju një përshtypje të cilën ma kanë shfaqur shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën dhe Veriun gjatë muajve të fundit dhe të cilët kanë shprehur një lloj habie se jo vetëm sa të pranishëm, por edhe të pranueshme janë institucionet e Republikës së Kosovës janë në Veri”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ndërsa, ka konsideruar se me aplikimin në Këshillin e Evropës të cilin e ka quajtur si vendim “shumë të vonuar”, do të mund të kontribuojnë në sferën e ndalimit të akteve të dhunës.

“Nuk ka arsyetim për mos-ndjekjen penale ndaj atyre që kryejnë akte të dhunës në Republikën e Kosovës. Për të mbështetur të drejtat individuale dhe reformat në sistemin e drejtësisë vendimi ynë për të aplikuar në Këshillin e Evropës, vendim shumë i vonuar për të aplikuar ka synimin që t’i shërbejë jo vetëm forcimin të shtetit ligjor, por edhe realizimit të të drejtave individuale edhe të drejtave të grave dhe vajzave”.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar se në Veri asnjëherë s’ka pasur prezencë më të madhe të institucioneve të sigurisë në këtë pjesë. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i jep të drejt Superligës Evropiane, UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit kur ndaluan themelimin

Read Next

Osmani: Nga viti 2019 rastet e dhunës ndaj grave janë në rritje