Gërvalla hedh poshtë zërat se Kurti ia ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ministres së Jashtme

Të dielën mbrëma u raportua se kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ministres së Jashtme, Donika Gërvallës.

Për këtë ka reaguar ministrja Gërvalla.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se përfaqësuesit institucionalë, kurë më herët nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre, duke i mohuar kështu zërat për shkarkim nga Kurti.

“Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjë herë më parë, që nga pavarësia e këndej, nuk kanë qenë kaq unik dhe nuk i kanë bashkërenduar kaq mirë veprimet dhe vendimet e tyre në të mirë të forcimit të shtetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Republikës”, shkroi ministrja.

Sipas Gërvallës, ka tendenca për ta ndalur hovin e Qeverisë aktuale e cila thekson se ka arritur progres edhe së fundi në ndaljen rritjes së çmimeve.

“Masat e menjëhershme dhe të suksesshme të qeverisë për të mos lejuar rritjen artificiale dhe të shfrenuar të çmimeve, krijimin e panikut dhe zhvatjen e skajshme të qytetarit, tek ata që duan ta zhbëjnë 14 shkurtin 2021, natyrisht që krijojnë shqetësim dhe ngjallin fantazi dhe epshe të pakontrolluara. Shpikin, shajnë, fyejnë, gënjejnë. Ndërsa ne, thjesht vazhdojmë punën ”, shkroi Gërvalla.

/Telegrafi/

Read Previous

Shqipëria ka peshën më të lartë të bujqësisë në Evropë, por edhe varësinë më të lartë nga importi i ushqimeve

Read Next

Shqetësime se Kosova mund të shndërrohet në vend prodhues droge, në tre muaj u konfiskuan narkotikë në vlerë gati 2 milionë euro