Gazetari turk ndalet nga policia për lajmin e rremë për transferim të Musialas

Gazetari turk, Burhan Can Terzi, u ndalua nga policia pasi raportoi se Galatasaray ishte afër transferimit të yllit të Bayernit, Jamal Musiala.

Sipas “Haberler”, Terzi u mbajt me urdhër të kryeprokurorit publik të Bakirkoy për “shpërndarje publike të informacionit mashtrues”.

Ky është ndalimi i parë i profilit të lartë i një gazetari sportiv nën këto akuza në Turqi, shkruan “The Sun” të martën.

Gazetari u lirua disa orë më pas, pa asnjë kufizim të vendosur ndaj tij.

Terzi raportoi më 26 korrik se Galata thuajse kishte marrëveshje me Musialan. Por klubi turk mohoi pretendimin.

Read Previous

Anija mbi 2000-vjeçare pasuron gjetjet arkeologjike në Itali

Read Next

ADN-ja e fshehur në dorëshkrimet e lashta zbulon sekrete për jetën e 1,300 viteve më parë