FSK për Ditën e Flamurit demonstron kapacitetet ushtarake, qytetarët të dielën mund ta vizitojnë kazermën “Adem Jashari”

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e Ditës së Flamurit më 27 nëntor duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të hap dyert për qytetarët të cilët duan ta vizitojnë kazermën “Adem Jashari”.

Sipas një statusi të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në këtë ditë, në kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, të dielën, më datë 27 Nëntor, duke filluar  nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon ‘DITËN E HAPUR’. Në këtë ditë, në Kazermën ‘Adem Jashari’ nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera”. /Telegrafi/

Read Previous

Për nder të 28 Nëntorit, shoqata “IPVGJ” zhvillon ndeshje miqësore në futboll

Read Next

FIFA ka filluar hetimet ndaj Serbisë për flamurin në dhomën e zhveshjes që kishte hartën e Kosovës