Fshati italian që përdor pasqyrën për t’u ngrohur me rreze dielli

Viganella, një fshat i vogël i vendosur në një luginë në kufirin italo-zvicerian, përballet me një problem të veçantë.

I rrethuar nga male, fshati zhytet në errësirë për tre muaj çdo vit, nga nëntori deri në shkurt.

Mungesa e dritës së diellit ka çuar edhe në rënien e popullsisë.

Bëhet e ditur se në vitin 1999, në një përpjekje për të ndryshuar këtë gjë, kryebashkiaku i atëhershëm Franco Midali propozoi një zgjidhje interesante: një pasqyrë gjigante për të reflektuar dritën e Diellit.

Kjo sfidë u mor përsipër nga arkitekti Giacomo Bonzani i cili me ndihmën e inxhinierit Gianni Ferrari projektoi një pasqyrë tetë metra të gjerë dhe pesë metra të gjatë.

E vendosur në vitin 2006, pasqyra reflektonte rrezet e diellit për gjashtë orë në ditë. Edhe pse nuk ishte aq e fortë sa rrezet direkte të diellit, drita e ngrohte vendin dhe siguronte dritë natyrale të nevojshme.

Pasqyra përdoret edhe tash por vetëm gjatë muajve të dimrit, ndërsa qëndron e mbuluar për pjesën tjetër të vitit.

Projekti jo vetëm që ka sjellë përfitime, por ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Ndryshe, historia e Viganlleas ka frymëzuar edhe vendet e tjera. Në vitin 2013 një pasqyrë e ngjashme u instalua edhe në Rjukan të Norvegjisë./AlsatM

Read Previous

Haxhiu pas ngjarjes së rëndë në Pejë: Bëj thirrje të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

Read Next

Zelensky nënshkruan ligjin e ri për mobilizimin ushtarak