Frika për popullatën e ujqërve pas zjarrit “katastrofik” në Spanjë

Qeveria spanjolle e ka shpallur malin Sierra de la Culebra në provincën Zamora një zonë katastrofe pasi një zjarr shkatërroi 30,000 hektarë pyje, duke rritur frikën për të ardhmen e popullatës lokale të ujqërve, një nga më të mëdhajat në Spanjë. Mendohet se të disa do t’i kenë shpëtuar flakëve, por ujqërit më të vegjël ishin vetëm disa javësh dhe mund të mos kenë shpëtuar.

Mendohet se zona ishte shtëpia e 10 tufave të ujqërve, secila në territorin e saj, pjesa më e madhe e të cilave tani është shkatërruar.

Sierra është gjithashtu shtëpia e popullatave të mëdha të drerit, derrit të egër, maceve të malit, vidrave dhe shqiponjave të arta. Aty janë ndërtuar kulla vëzhgimi, duke u dhënë vizitorëve një mundësi të rrallë për të parë ujqërit në natyrë./AnabelMedia/

Read Previous

Shkencëtarët zbulojnë bakterin më të madh në botë, në madhësinë e një qerpiku

Read Next

Studimi: Nënvariantet e reja të Omicron janë rezistuese ndaj vaksinave