Franca përgatitet për temperatura rekorde teksa Spanja përballet me zjarret në pyje

Franca, Spanja dhe vende të tjera të Europës Perëndimore përgatiten për një fundjavë të nxehtë që do të thyejë rekorde. Në shumë vende, ka shqetësim për zjarret në pyje dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Temperaturat tashmë arritën mbi 40 gradë Celcius në disa pjesë të Francës të premten.

Moti të shtunën do të përfaqësojë një kulm të valës së të nxehtit të qershorit që është në përputhje me paralajmërimet e shkencëtarëve se fenomene të tilla tani do të godasin më herët se zakonisht për shkak të ndryshimeve klimatike./AnabelMedia/

Read Previous

‘Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet’

Read Next

SHBA autorizon vaksinat e para të COVID-19 për foshnjat