Formacioni i sezonit në Ligën e Evropës, dominohet nga futbollistët e Sevillës dhe Romës

Sezoni 2022/23 në Ligën e Evropës ka përfunduar me Sevillën që ka fituar trofeun.

Pas një finale fantastike ndaj Romës, Sevilla fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4-1, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllen baras 1-1.

UEFA tanimë ka publikuar edhe formacionin e sezonit në Ligën e Evropës, ku dominohet nga Sevilla dhe Roma që kanë nga katër futbollistë.

Manchester United, Royal Union SG dhe Bayer Leverkusen kanë nga një përfaqësues tjetër në 11-shen më të mirë të sezonit.

Në portë është portieri maroken Bono i Sevillës, derisa edhe krahët e mbrojtjes janë nga klubi spanjoll me Jesus Navas dhe Acuna.

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga anglez i Romës, Chris Smalling dhe Jonathan Tah i Bayer Leverkusen.

Në mesfushë janë Nemanja Matic dhe Lorenzo Pellegrini të Romës dhe Ivan Rakitic i Sevillës.

Ndërkohë treshja e sulmit përbëhet nga Paulo Dybala, Bonifaca i Union SG dhe Marcus Rashford. /Telegrafi/

Read Previous

Më shumë se 449 milionë fëmijë jetojnë në zona konflikti

Read Next

Kina paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes në Tajvan