Flaka Loxha një hap larg medaljes, derisa Erza Muminoviq eliminohet

Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë mundi me ippon spanjollen, Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, kategoria -57 kg.

Loxha do të luftojë për medaljen e bronztë ndaj turkes, Hasret Bozkurt.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq nuk ka arritur të vazhdojë garimin për medaljen e bronztë përmes repesazhit. /KultPlus.com

Read Previous

Rreth 43 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë vitit 2021

Read Next

Aksion masiv i Policisë së Kosovës në 6 komuna, 11 të arrestuar nën dyshimet për dallavere me subvencione