FIFA sjell kufizime të reja në lidhje me huazimet e futbollistëve

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA po vendos një sërë kufizimesh të reja në lidhje me huazimet, rregull që pritet të fillojë nga sot (e premte), 1 korrik.

Rregullat synojnë të parandalojnë grumbullimin e talenteve dhe përdorimin e klubeve të tjera si furnizues për klubet më të mëdha ose ato kryesore.

Sipas mediumit Diario AS, klubet do të lejohen të huazojnë maksimum tre lojtarë nga një klub dhe do të lejohen të huazojnë vetëm tetë lojtarë në total.

Përjashtimet nga këto rregulla janë për lojtarët e moshës nën 21 vjeç, si dhe ata që kualifikohen si vendas.

Edhe pse kjo mund të mos duket shumë problem për shumicën e skuadrave, por ka disa tjera që huazojnë jashtëzakonisht shumë lojtarë.

Atalanta huazoi gjithsej 65 lojtarë sezonin e kaluar, ndërsa Real Madridi dhe Atletico Madridi kishin 26 dhe 24 futbollistë që luanin në skuadra tjera sezonin e kaluar.

Edhe pse kjo nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në ekipet e para të nivelit të lartë, mund të ndikojë në ekipet më të ulëta që mbështeten në huazime për të ndërtuar skuadrën e tyre.

Për palët më të financuara, mund të shkaktojë një ndryshim në planin e biznesit, pasi shumë klube qëllimisht vënë baste për lojtarët më të rinj të talentuar me synimin për t’i transferuar ata më vonë me një fitim. 

/Telegrafi/

Read Previous

PDK dorëzon në Kushtetuese, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Read Next

​Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të përfitojnë nga shtesat për fëmijë