FFK thërret konferencë për media, pritet vendimi mbi të ardhmen e Bermard Challandes

Humbja e papritur e Kosovës nga Gjeorgjia ka lënë shije të hidhur te tifozët, njohësit e futbollit vendor por edhe brenda drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Trajneri Bernard Challandes është në qendër të kritikave pas rezultateve tejet negative dhe e ardhmja e tij tashmë është shumë e pa sigurt, përcjell KosovaPress.

Menjëherë pas ndeshjes me Gjeorgjinë, mbrëmë është zhvilluar një takim në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” ndërmjet krerëve të federatës për të diskutuar hapat e më tutjeshëm.

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media në ora 13:00 nga ku edhe pritet të mësohet se cili do të jetë vendimi mbi të ardhmen e trajnerit Bernard Challandes dhe hapat se si do të vazhdohet më tutje me zhvillimin e kombëtares.

/KP/

Read Previous

​Shqiptohen 407 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Read Next

Shtetasja afgane lind një foshnje në Prishtinë