FBI parandalon sulm të mundshëm terrorist gjatë “Halloween” në Michigan

yroja Federale e Hetimit (FBI) ka parandaluar një sulm të dyshuar terrorist që pritej të ndodhte gjatë festës së Halloweenit në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në platformën X njoftoi se në Michigan janë arrestuar disa persona të dyshuar për organizimin e këtij sulmi.

“Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloweenit. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti”, deklaroi ai.

Patel gjithashtu falënderoi agjentët federalë dhe forcat e tjera të rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

“Faleminderit agjentëve të FBI-së dhe të gjithë forcave të rendit që punojnë 24/7 për mbrojtjen e vendit”, shtoi zyrtari amerikan.

Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion gjatë orëve në vijim mbi natyrën e komplotit dhe mbi personat e arrestuar. /Telegrafi/

Read Previous

Zbulohen pagat e lojtarëve në MLS

Read Next

Eksportet detare të naftës ruse bien në nivelin më të ulët që nga viti 2022