Europa “noton” në kokainë, çdo javë del një drogë e re sintetike

Europa po “noton” në drogë. Në kuptimin e parë të fjalës, sipas Raportit 2022 të Observatorit Europian mbi Drogën dhe Varësitë, që analizoi situatën e 27 vendeve të Bashkimit Europian si dhe të 2 vendeve si Norvegjia dhe Turqia.  

Një nga parametrat ishte pikërisht analiza e ujërave në metropolet europiane, ku u evidentua një prani rekord e kokainës, por edhe e metamfetaminës dhe lëndëve të tjera narkotike, veçanërisht ato sintetike.

Edhe pse gjatë dyvjeçarit pandemik, përdorimi i drogës nuk ka shteruar kurrë, muajt e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, edhe për shkak të lehtësisë me të cilën tashmë këto lëndë ilegale mund të gjenden në treg. “Lëndët narkotike nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të aksesueshme, aplikacione në social media dhe kriptovalutat duken instrumentet më të përdorura”, deklaron Alxis, Goosdeel, drejtori i Observatorit.

Krahas drogave tradicionale, shton dita-ditës substanca të reja. Në 2021 janë sinjalizuar të paktën 52 lloje të reja, kryesisht sintetike, nga të cilat janë sekuestruar pothuajse 7 tonelata, kryesisht me prejardhje nga India, vend ky që ka marrë lidershipin e prodhimit të këtyre substancave pasi Kina ka mbyllur rreptësishtë kufijtë për shkak të COVID-19.

Qartësisht, kokaina mbetet “mbretëresha” e trafikut të drogës në Europë dhe jo vetëm. Sipas përllogaritjeve, tregu i saj në BE shkon deri në 13 miliardë euro, rreth 1/3 e të gjithë trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrot e 240 tonelatave të kokainës vetëm në 2021, shifër kjo rekord për të gjitha kohërat, tregon për dimensionet e trafikut e pluhurit të bardhë ilegal, por në rritje me 477% është edhe tregu i metamfetaminave, që kanë si kryeqendra prodhimi europiane dhe botërore Republikën Çeke, Holandën dhe Belgjikën.

“Është shqetësuese që partneritetet midis organizatave kriminale ndërkombëtare kanë dhënë si rezultat një disponibilitet kaq të madhe kokaine, pothuajse në shkallë industriale”, deklaroi duke komentuar raportin, Komisionerja Europiane për Çështjet  e Brendshme, Ylva Johansson.  

/A2news/

Read Previous

Serena Williams i kthehet tenisit pas një viti pushim

Read Next

​OBSH vendos nesër nëse lia e majmunëve përfaqëson krizë shëndetësore