Europa fajëson Rusinë si përgjegjëse për krizën ushqimore globale

Ambasadori i Rusisë në OKB është larguar nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi presidenti i Këshillit Europian, fajësoi pushtimin rus në Ukrainë si shkaktarë për krizën globale ushqimore.

Sipas tyre, Rusia ka përdorur furnizimet si “raketa” kundër botës në zhvillim, duke i detyruar kështu njerëzit të jetojnë në varfëri. I dërguari rus Vassily Nebenzia u kundërpërgjigj duke thënë se këto deklarata s’janë gjë tjetër veçse përhapje gënjeshtrash. 

Ukraina është një eksportues i madh i vajit të gatimit, si dhe i drithërave si misri apo gruri. Rusia eksporton gjithashtu sasi të mëdha drithërash. Mungesa e këtyre eksporteve ka bërë që çmimi i mallrave alternative të rritet. Përfaqësuesit europianë thanë se gjithçka po ndodh në botë është pasojë dramatike e luftës së Rusisë, duke e quajtur si përgjegjësen e vetme për krizën ushqimore globale.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

Si do t’i ndryshojmë apo bëjmë ‘unsend’ mesazhet me iOS 16?

Read Next

Ky është shteti më i vogël në botë, ka vetëm 48 banorë