Ernest Muçi drejt Serisë A?

Ernest Muçi mund të vijojë karrierën e tij në Serinë A.

Sipas mediave italiane, ish-futbollisti i Tiranës, sot me Legian e Varshavës, është objektiv i Napolit për rolin e mesfushorit sulmues.

Sipas “calcionapoli24”, 21-vjeçari Muçi i ka pëlqyer drejtuesve të Napolit, të cilët e kanë parë nga afër kur ai ka luajtur kundër tyre në Europa League.

Ditën e djeshme, “La Gazzetta dello Sport” publikoi se Napoli është e interesuar edhe për dy shqiptarë të tjerë: Armando Broja dhe Kristjan Asllani./A2news/

Read Previous

Ekonomisti që parashikoi krizën e vitit 2008, tregon se çfarë do të ndodhë nëse ndëpritet gazi rus

Read Next

Klopp vijon me “Reds”, rinovon për 4 vjet