Eriksen do rikthehet në Milano për të parë nëse do të mund të luaj ende futboll

Christian Eriksen do të rikthehet në Milano gjatë javës së ardhshme.

Eriksen pësoi sulm në zemër në qershor në ndeshjen ndaj Finlandës në “Euro 2020”, ku pas intervenimit bravoroz të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, veçanërisht kapitenit Simon Kjaer, ai arriti të mbijetojë, shkruan lajmi.net.

Sipas mediave italiane, Christian Eriksen do të ritkhehet në Milano gjatë javës së ardhshme për të parë nëse do të mund të rikthehet të luaj futboll.

Nëse ai dëshiron të rikthehet ndonjëherë të luaj futboll, atëherë ai duhet ta heq defibrilatorin e zemrës në mënyrë që të rikthehet në fushat e blerta sipas ligjeve në Itali.

Ai pritet në ditët e para të gushtit të shkojë në Milano për tu takuar me mjekët dhe drejtuesit e Interit./Lajmi.net/

Read Previous

Pesë rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

Read Next

​Vuçiq thotë se prej vitit 2023 nga Beogradi deri në Tiranë nuk do të ketë ndalesa