Ekziston një pjesë e botës aq e qetë, sa mund të dëgjoni vetëm rrahjet e zemrës suaj!

Nëse jeni lodhur nga zhurma e botës përreth, atëherë kemi gjetur një destinacion që jo më kot njihet si një nga “vendet më të qeta në Tokë”.

Një krater në majë të një vullkani të fjetur është aq paqësor saqë vizitorët kanë raportuar se janë në gjendje të dëgjojnë rrahjet e tyre të zemrës. 

Ky udhëtim për të gjetur vendin e paqes dhe qetësisë nuk do të jetë i shkurtër, pasi vullkani ndodhet në Parkun Kombëtar Haleakala në Hawaii dhe ngjitja në majë përfshin pesë zona të ndryshme klimatike.Ekziston një pjesë e botës aq e qetë, sa mund tëPHOTO CREDITS: ALAMY

Ka një betejë në rritje që kjo zonë të vazhdojë të qëndrojë e pastër nga ndotja akustike. Shkencëtarë dhe zyrtarë amerikanë po bëjnë gjithçka që është e mundur për të eliminuar zhurmën nga avionët, automjetet dhe burimet e tjera njerëzore.Ekziston një pjesë e botës aq e qetë, sa mund tëPHOTO CREDITS: ALAMY

Jo vetëm ~vullkane~

Kërkimi për vetminë shpesh mund të jetë sfidues, por një burrë kaloi kohë në një dhomë që njihet si “vendi më i qetë në të gjithë botën”.

Kjo është “Dhoma Anekoike” e ndodhur në Londër. Është një dhomë e izoluar nga zëri në atë masë sa zëri matet në decibel negativ dhe vizitorëve u këshillohet që të mos kalojnë më shumë se 45 minuta brenda.Ekziston një pjesë e botës aq e qetë, sa mund tëPHOTO CREDITS: CNN

Një reporter i Unilad theu një rekord botëror prej 67 minutash brenda dhomës dhe një numër njerëzish kanë kërkuar ta mposhtin atë kohë.

Një prej këtyre njerëzve, ishte dhe muzikanti dhe YouTuber-i, Callux. Atij iu deshën vetëm pesë minuta për të raportuar se ndihej i çorientuar dhe kishte një shpërthim intensiv, si tringëllimë, në të dy veshët. Pasi kishin kaluar 30 minuta, Callux pretendoi se ishte në gjendje të dëgjonte zhurmën e qarkullimit të tij të gjakut.

Pavarësisht se vuajti nga halucinacionet, ai theu rekordin e mëparshëm dhe qëndroi brenda për një orë e 26 minuta.

Burimi: Unilad

Read Previous

Makina e princeshë Diana-n shitet në ankand për 766,000 €

Read Next

Ferma me rreth 50 mijë pula rrezikon mbylljen, shkak energjia elektrike