Ekuadori voton sot, mes dhunës e vrasjes së kandidatit për president

Këtë të diel po zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Ekuador me policinë dhe ushtrinë që po bëjnë roje, pas dhunës së paprecedentë, duke përfshirë vrasjen e një kandidati për të parin e shtetit këtë muaj.

Dy kandidatët më serioz janë ish një aleat të ish-presidentit në mërgim, Rafael Correa, dhe një milioner i cili ka premtuar luftim të ashpër të krimit.

Ndërsa, ish-kandidati Fernando Villavicencio, u vra më 9 gusht teksa po largohej nga një tubim i fushatës në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, shkruan AP.

Vrasja e Villavicencio ishte e treta dhe më e spikatura në një varg vrasjesh të liderëve politikë këtë vit.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar mbi 100 mijë ushtarë dhe policë, ndërsa ministri i Brendshëmm Juan Zapata, tha javën e kaluar se votuesit do të përballen kur votojnë me inspektim të çantave të shpinës.

/klankosova/

Read Previous

18 të vdekur pasi digjet një autobus në Pakistan

Read Next

Këtë vit diaspora i dërgoi rreth 633 milionë euro