Ekspozita e ikonave shqiptare vijon të jetë e hapur për publikun në Chambéry, Francë

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” e çelur në qershor të këtij viti në Chambéry të Francës vijon të jetë e hapur për publikun.

Minstri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “kjo ekspozitrë është një ftesë për publikun ndërkombëtar për të zbuluar Shqipërinë përmes kulturës, artit dhe trashëgimisë së saj të jashtëzakonshme, duke promovuar njëkohësisht Korçën si një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor”.

“Mbi 45 ikona të përzgjedhura, mes tyre vepra të Onufrit, vëllezërve Zografi dhe Mësues Kostandinit, sjellin në Francë një pjesë të identitetit tonë dhe krijojnë një urë të re drejt Shqipërisë turistike, një vend që ofron histori, kulturë, traditë dhe përvoja autentike në çdo stinë”, theksoi Gonxhja.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor 2026. Kjo është hera e parë që 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i jashtëzakonshëm i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar prezantohen para publikut francez, duke forcuar urat e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe duke promovuar vlerat e trashëgimisë sonë në skenën evropiane./atsh/KultPlus.com

Read Previous

Merz mbron armatosjen e Gjermanisë dhe paralajmëron për AfD

Read Next

Charles Baudelaire, poeti që sfidoi kohën