Eksperti i sigurisë ngrit dyshime se Irani po e furnizon me dronë Serbinë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka ngritur dyshime e Irani po e furnizon me dronë Serbinë.

Ai e ka shpërndarë një postim në rrjetin social X, ku thotë se një avion që lidhet me kompaninë “Pouya “Air”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike Iraniane, është parë mbi ajër në Turqi.

E sipas Flightradar24, destinacioni i këtij avioni duhet të jetë Beogradi.

Lidhur me këtë ai ka pyetur “A është vërtete Serbia duke blerë dronë nga Irani?”.

/klankosova/

Read Previous

Vdiq skulptori Luan Mulliqi

Read Next

QKUK: Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët