Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Përveç arrestimit të tre personave, H.M dhe dy djemve të tij, K.M dhe M.M, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Disa burime kanë bërë me dije se së shpejti pritet kapja e tij nga Policia e Kosovës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se provat e grumbulluara deri më tani mbështesin dyshimin e bazuar se të arrestuarit mund të jenë përfshirë në vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.
Sipas provave, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Për vetëvrasjen e saj fajësohej shoferi që u vra, Gani Gjokaj.
Sinjali po ashtu mëson se lidhur me vrasjen e trefishtë, hetuesit e Krimeve të Rënda në stacionin policor në Deçan kanë intervistuar edhe një nip të familjes Mehmetaj, i cili është liruar në mungesë të provave.
Në konferencën e jashtëzakonshme që do të mbahet nga ora 21:30, pritet të marrë pjesë kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe udhëheqësi i hetimeve nga Policia.
/GazetaSinjali/