Ekipi i ri i specialistëve të IAEA pritet të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Një ekip prej katër anëtarësh i inspektorëve bërthamorë të OKB-së do të mbërrijë në uzinën e Zaporizhzhia të premten, sipas mediave të huaja.

Ata do të zëvendësojnë ekipin e mëparshëm prej dy specialistësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, vizita e të cilëve nisi në fillim të shtatorit.

“Ata do të qëndrojnë në centralin bërthamor, ashtu si paraardhësit e tyre,” tha kreu i administratës së Enerhodar.

Kievi dhe Moska kanë luftuar mbi kontrollin e centralit, i cili është në kontrollin e forcave ruse por në të punojnë punëtorë ukrainas.

/abcnews.al

Read Previous

Osmani me kryeministrin e Sllovakisë, diskutojnë për forcim të lidhjes mes dy vendeve

Read Next

Kurti: TIK-u, një nga pesë sektorët prioritarë, me potencial për rritje dhe inovacion