Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille në merkaton e janarit

Shumë i vlerësuar nga një shumicë e madhe e fansave të Lille-s, Edon Zhegrova për fat të keq përdoret shumë pak nga trajneri, Paulo Fonseca.

Një largim i anësorit të Kombëtares së Kosovës nga skuadra franceze po merr formë gjithnjë e më shumë. Ai pritet të largohet gjatë merkatos së ardhshme, pra në janar të vitit 2023.

Fonseca preferon më shumë në lojë Adam Ounas dhe Timothy Weah, ndërsa Zhegrova është jashtë planeve të tij.

23-vjeçari iu bashkua francezëve në vitin 2021 për shifrën e 7 milionë eurove nga skuadra zvicerane e Basel-it.

Por, siç zbulon gazeta franceze “La Voix du Nord”, Zhegrova do të largohet në janar në formë huazimi gjashtë mujor. Për të ka oferta nga Belgjika dhe Ligue 1.

Këtë sezon, lojtari dardan numëron vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat me Lille-n. Në total është aktivizuar në 234 minuta që përbëjnë diçka më shumë se dy ndeshje të plota. /Albanianpost.com

Read Previous

BE-ja do të avokojë për krijimin e një programi investimi në mbrojtje në samitin e dhjetorit

Read Next

​Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj