Edhe një shtet tjetër i BE-së e pezullon vaksinën antiCOVID, të cilën po e pret Kosova

Pas Suedisë, Letonia është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian që mori vendim për pezullimin e vaksinës antiCOVID të kompanisë AstraZeneca.

Autoritetet në Letoni njoftuan se pezullimi do të zgjasë së paku dy javë.

“Vendimi është i mbështetur në raportet prej shteteve të Bashkimit Evropian për tromboembolizëm dhe raste të ngjashme që janë vërejtur në kohë të ndryshme pas marrjes së vaksinës”, deklaroi agjencia shëndetësore e këtij vendi.

Megjithatë, kjo agjenci shtoi se ende nuk ka të dhëna për lidhje mes vaksinimit dhe problemeve serioze shëndetësore, shkruan the Independent.

Të njëjtin vendim të martën e mori edhe Suedia, ndërsa Gjermania, Franca dhe Italia e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine të hënën, pasi disa shtete tjera raportuan efekte anësore serioze, përfshirë mpiksjen e gjakut.

Vaksina e Astra Zenecas u pezullua nga këto shtete, përkundër që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur lidhje mes kësaj vaksine dhe efekteve negative.

Fqinjët e Suedisë, Danimarka dhe Norvegjia, kanë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe numrit të vogël të trombociteve pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s

Read Previous

Pas zgjedhjeve në parti, Haziri: LDK është shkollë politike

Read Next

Aktori Luan Jaha: Gjendja ime shëndetësore është stabile