Edhe një protestë për Trustin gjatë kësaj jave në Kosovë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të enjten e 16 qershorit do të protestojnë para objektit të Parlamentit të Kosovës për t’iu kërkuar deputetëve të pushtetit që t’iu mundësojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit, duke e votuar projektligjin.

Por të vetëm në protestë s’do të jenë – do të ketë edhe sindikata të tjera.

Kjo është konfirmuar nga Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut.

“Gjithë punëtorët që punojnë me ndërrimin e parë, që nuk janë të lidhur drejt për drejtë me prodhimin, ata do të jenë pjesë e protestës që mund të jenë diku rreth 1000 veta. Ka edhe shoqëri civile, ka edhe sindikata të ndryshme siç ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike, Sindikata e Policisë, Sindikata e Shëruesve Civil të cilit e kanë shprehur gatishmërinë, dhe ne jemi organizator që do të bëjmë protestën për arsye se kemi presion prej punëtorëve”, ka thënë ai për EO.

Sipas tij, tërheqja e Trustit është nevojë për shkak të krizës ekonomike, duke i ftuar edhe sindikatat e tjera.

“Ne i thërrasim të gjitha sindikatat dhe të gjithë punëtorët që kanë interes për tërheqjen e këtyre mjeteve t’i bashkohen kësaj proteste. Pra ne dëshirojmë një pjesë të Trustit për arsye se gjendja e punëtorëve është jo e mirë duke e marr parasysh që gjendjen e tyre sot dhe kërkesën e madhe të punëtorëve, jemi imponuar që të vendosim për protesta”, ka deklaruar ai.

Në Kuvendin e Kosovës do të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të Trustit, projektligj i disejnuar nga Partia Demorkatike e Kosovës. /Express

Read Previous

Sot vazhdimi i seancës, në rend dite edhe votimi në parim i Projektligjit për pagën minimale

Read Next

Presidenti i Këshillit të Evropës sot vizitë zyrtare në Kosovë