E bujshme nga “The Times”: Conte mund të rikthehet në Itali te gjigantët e Serie A

Antonio Conte dëshiron të rikthehet në Itali. Sipas “The Times”, tekniku italian është kthyer në Londër pas operacionit të zhvilluar në Itali dhe është fokusuar në ndeshjen e Champions League, ajo mes Tottenham dhe Milan.

Por, nëse Tottenham eliminohet nga Evropa, shanset që Conte dhe klubi të ndahen përpara skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit do të rriten. Spurs kanë mundësinë të zgjasin kontratën e tij aktuale me një vit, por 53-vjeçari ka thënë se do të qëndrojë në krye gjatë sezonit të ardhshëm vetëm nëse është i lumtur. Gjithsesi, mediumi në fjalë raporton se Conte do të dëshironte një rikthim në Itali, edhe pse duke marrë parasysh pagën e tij të lartë, gjë e cila e bën më të vështirë.

“The Times” raporton se Conte ka pasur një kontakt joformal me Interin, për një rikthim të bujshëm pas ndarjes dy sezone më parë. Asgjë konkrete për momentin ose diçka që mund ta çojë në negociata, por në rast lamtumire të Inzaghit, Antonio Conte mund të kthehet në objektivin e Interit përsëri./ h.ll/abcnews.al

Read Previous

UNICEF: Rritet me 25% numri i grave shtatzëna që vuajnë nga kequshqyerja

Read Next

Tregjet e aksioneve në botë e nisin javën në rritje