Dyshohet për disa vjedhje, arrestohet 41 vjeçari

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

“Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar– S.0 . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 4 raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Kuvendi shqyrton projektligjin për mbështetjen e punëve publike

Read Next

E rëndë, ndërron jetë i riu në Tiranë pasi u kap nga policia