Dy raste të dhunës në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë ditës së djeshme. Njëri ka ndodhur në Han të Elezit e tjetri në Ferizaj.

Policia ka njoftuar një person është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj.

Atje po ashtu forcat e rendit arrestuan një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas raportit policor, nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

/Kallxo.com/

Read Previous

Nga sot të gjitha shërbimet kalojnë online, mbyllen sportelet në Shqipëri

Read Next

Antidroga bastis shtëpinë e gjakovarit, i gjendet kokainë në oborr