Dy fëmijë humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në Ujz

Dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre, mëngjesin e sotëm, në fshatin Ujz të Gjakovës

Në orën 9 të mëngjesit shtëpia e familjes Sadrija është përfshirë nga zjarri. Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante duke përfshirë, Brigadën e Zjarrëfikësve të komunës së Gjakovës, Policinë e Kosovës, Njësia e hetimeve, Njësia e forenzikës e të tjera. Pas një angazhimi zjarrëfikësit arritën që të shuajnë dhe lokalizojnë zjarrin. Mirëpo brenda objektit që ishte i përfshirë nga zjarri kanë mbetur dy persona të mitur, ekipi mjekësor  pas verifikimit dhe analizës së vendit të ngjarjes thanë se përkundër përpjekjeve në lokalizim të zjarrit të dy personat e mitur nuk mund të shpëtonin sepse nga flakët e tymi ishin të karbonizuar.

Këtu u panë edhe ekipi i KEDS-it. Por ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan këtë zjarr.

Të miturit që ishin kushërinj konkretisht djem të axhës mes vete ndodheshin në dhomat e katit të dytë të shtëpisë, kur shpërtheu zjarri, që ishte vdekjeprurës për ta. Familja Sadrija rëndë po e përjetonte këtë tragjedi për shkak të situatës së vështirë që po kalonin ekipi ynë nuk ka tentuar që të marrë asnjë deklaratë nga familjarët. Duke e ditur që gjendja e tyre shëndetësore dhe emocionale nuk ishte aspak e mirë dhe për këtë është dashur që të iu ofrohej edhe ndihmë nga ekipi mjekësor i urgjencës. Përveç viktimave nga ky zjarr janë lënduar edhe familjarë të tyre.

Babai i njërit prej viktimave ka pësuar lëndime më të rënda trupore derisa ka tentuar që t’i shpëtonte dy fëmijët që pësuan nga ky zjarr. Theksojmë se përpos njësive policore në vendin e ngjarjes ishte edhe prokurorja e krimeve të rënda, Ardita Beqiraj si dhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ndërsa pas një pune ekipore të të gjitha njësive, trupat e pajetë u nxorrën nga objekti nga mjekësia ligjore. Viktimat u dërguan për obduksion ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është në procedurë të hetimeve.

Read Previous

24 të vdekur dhe 1.029 raste të reja me COVID-19

Read Next

BE e shqetësuar për një valë refugjatësh nga Afganistani